back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaZhbllokohet rruga drejt Shalës së Bajgorës

Zhbllokohet rruga drejt Shalës së Bajgorës

Të ngjajshme

Syla: Bashkimi LDK-GUXO mund ta ndryshojë lojën politike, por duhet lidership për ta finalizuar

Një bashkim i mundshëm ndërmjet Lidhja Demokratike e Kosovës...

Laporta e sulmon Xavin: Është manipuluar, ajo që e tha për Messin është rrenë dhe zhgënjyese

Tensionet te Barcelona janë rritur pas një shkëmbimi akuzash...

Ylli i “Riverdale” bëhet baba për herë të parë

Charles Melton është bërë baba për herë të parë,...

Nagavci thotë se VV pret që vendimi i Kushtetueses të jetë në favorin e tyre

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e...

Sot rreth orës 11.00 është zhbllokuar dhe është bërë e qarkullueshme rruga rajonale Mitrovicë – Podujevë që kalon nëpër rajonin e Shalës së Bajgorës, e cila ishte e bllokuar që nga mbrëmë pas orës 18.00, pas punës disa orëshe të punonjësve të kompanisë “Uniteti” dhe “Alko-Impeks” ku janë mënjanuar qindra metra kubë dhe dhe gurë që kishin bllokuar rrugën.
Kryetari i Komunës Agim Bahtiri i shoqëruar nga drejtorët e Shërbimeve Publike dhe Mbrojtjes dhe Shpëtimit Blerim Baruti e Musa Dragaj dhe Skender Tahiraj drejtori i “Unitetit” kanë vëzhguar nga afër heqjen e dheut të fundit dhe hapjen e rrugës për qytetarët.
”Duke falenderuar punën e madhe të punëtorëve të kompanibe ‘Uniteti’ dhe ‘Alko-Impkes’ dhe largimin e qindra kubëve dhe të shëmbura në rrugë, rruga është zhbllokuar dhe është e qarkullueshme dhe qytetarët munden lirisht të lëvizin” ka thënë kryetari Agim Bahtiri duke shtuar se komuna do vazhdoj të jetë pranë qytetarëve dhe të angazhohet në jetën më të mirë të tyre.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz