back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaDrenica +Remzi Krasniqi - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Remzi Krasniqi – lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Data 12 tetor e vitit 1991, është data historike për hendbollin e Republikës së Kosovës!

Në qytetin e Drenasit përkatësisht të shkolla “Bashkimi”, zhvillohet ndeshja e parë e Kampionatit të Republikës së Kosovës, mes Trepçës nga Mitrovica dhe Llapit nga Podujeva.

Java e tretë e vjeshtës së vitit 1991 ka qenë shumë e nxehtë jo për nga moti, por nga presioni dhe kërcënimet që vinin nga okupatori serb, por as që ka mundur t’i ndalonte djemtë tanë në misionin e tyre, për t’i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës në fusha me beton dhe të improvizuara.

Remzi Krasniqi i takon Gjeneratës së Republikës. Krasniqi ka qenë ndër hendbollistët më të mirë të viteve të 90-ta dhe me sukses ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës nga Drenasi.

Krasniqi as donte të dëgjonte për kërcënimet që vinin nga pushtuesi serb, por me shumë djem e burra të asaj kohe, ishin të gatshëm edhe të vdesin për sportin e pavarur të Kosovës, duke i thënë jo njëherë e përgjithmonë garimit me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë.

Krasniqi ka qenë ndër organizatorët e ndeshjeve të para të Republikës së Kosovës në Drenas.

Ai kishte treguar vendosmëri dhe guxim me shumë shokë, duke i rezistuar agresorit serb. Ish hendbollisti sot është i lumtur për kontributin që ka dhënë për hendbollin, sportin në përgjithësi të Kosovës në kohërat më të rënda (1991-1999), kur jeta në çdo sekondë ka qenë në rrezik nga barbarët serb.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz