Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse

Gjiganti Meta ka prezantuar zyrtarisht logon e re të platformës Instagram — ndryshimi i saj i parë vizual në dhjetë vitet e fundit.
Drejtori i Instagram-it, Adam Mosseri, njoftoi freskimin e emrit tregtar (wordmark) përmes një postimi, ku shpjegoi se stili i vjetër nuk kishte ndryshuar prej një dekade dhe se versioni i ri është më i pastër, më modern, por duke ruajtur thjeshtësinë dhe artin që e ka karakterizuar gjithmonë aplikacionin.
Ikonat e tjera, si ajo e kamerës me ngjyra të ndryshme, mbeten të pandryshuara.
Megjithatë, reagimet kritike dhe ngacmimet në rrjet nuk vonuan.

Lexo edheGoditje për OpenAI, kompania paguan miliona për të mbyllur hetimin në ShBA
Shumë përdorues vërejten menjëherë se shkronja “r” në logon e re të stiluar ngjan lehtësisht me shkronjat “z” ose “u”, ndërsa shkronja “s” duket si një “a”. Kjo bëri që komentuesit të ironizonin se emri i ri lexohet si “Instagzam”, “Instagwam” (siç do ta shqiptonte një fëmijë i vogël), apo edhe “Instaguam”. Të tjerë u anuan te pjesa e prakticitetit, duke u shprehur se logoja e re është e vështirë për t’u lexuar dhe nuk kalon as testet e aksesueshmërisë.
Përveç kritikave për dizajnin, një pjesë e madhe e përdoruesve e shfrytëzuan këtë ndryshim për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj problemeve më të mëdha të platformës, si mungesa e filtrave për përmbajtjen e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (AI) dhe prania e madhe e profileve false (bot).
Llogari të mëdha me miliona ndjekës i bënë thirrje Mosseri-t që, në vend të ndryshimeve vizuale, të fokusohet te mbështetja e krijuesve të përmbajtjes dhe zgjidhja e problemit të mbylljes së llogarive pa sqarime zyrtare.














