back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaDrenica +Është nga Skenderaj dhe ka një talent të jashtëzakonshëm (foto)

Është nga Skenderaj dhe ka një talent të jashtëzakonshëm (foto)

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

 

Quhet Lirim Hetemi dhe është vetëm 17 vjeç, por ka një talentë të jashtëzakonshëm në pikturë. Bëhet fjalë për nxënësin e shkollës Qendra e Kompetencës në Skënderaj.

Ka filluar si fëmijë të pikturoj duke befasuar të gjithë. “Unë qysh si fëmijë fillova që ta sprovoj penen, qëllimi im ishte që të pikturoj dhe të merrem me art që më vonë e kuptova që Zoti ma kishte dhuruar këtë dhunti apo talent”, ka thënë Hetemi pë Drenicapress.

Qysh si fillorist ka marrë pjesë nëpër gara në Kosovë, duke sjell edhe çmime për qytetin e tij.

“Si fëmijë kam marrë pjesë nëpër gara, dhe kam arritur që Komunës së Skenderajt t’ia siguroj edhe vendin e dytë në Kosovë për pikturë që në klasë të nëntë”, ka thënë ai.

Pasi mbaroi shkollën fillore, Hetemi u regjistrua në shkollën e Mesme Aplikative në Pejë, por për shkak të largësisë u detyrua ta lërë këtë shkollë dhe të regjistrohet në një shkollë në qytetin e tij.

Pasi përfundova shkollën fillore u regjistrova në shkollen e mesme aplikative të Arteve “Odhise Paskali” në Pejë. Mirëpo për shkak të udhëtimit jam detyruar që të regjitrohem në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj ku jam edhe tash ne vitin e dytë dhe kam privilegjin dhe nderin që jam në këtë shkollë dhe se për këto tri vite sa kam qenë si nga drejtori,profesor, e deri tek nxenesit me përkrahin”, thotë Hetemi

Këtë vit ai është zgjedhur për ta përfaqësuar Kosovën Olimpiadën e Tiranës.

“Në këtë vit jam përzgjedhur që ta përfaqësoj Kosoven në Olimpiaden në Tiranë mirëpo për shkak të voneses nuk kemi arritur të marrim pjesë dhe shpresoj që ta arrijnmë synimin në muajt në vazhdim”, tregon Hetemi.

Ai ka edhe kërkesa nga institutcionet shtetërore që t’i përkrahin nxënsit që kanë talentë në fusha të ndryshme.

“Kam dëshirë që këtë lëmi ta studiojë andaj kërkesa ime për Ministrinë e Arsimit Shkences dhe Teknologjisë është që nxënësve të talentua t’i ndihmojë dhe ti motivojë pasi që ata janë premtues”, ka shtuar Hetemi./Drenicapress.info.

Fotografia e Dj-Tony Skenderaj

Fotografia e Doreart Hetemi

Të Fundit

Sport

ShowBiz