Vjen në jetë djali i aktorit të njohur, çifti ndan fotot e para
dp

Lexo edheMorena Taraku mahnit me fotosesionin e ri, shfaqet në superformë

Një tjetër kapitull i bukur ka nisur për aktorin e njohur turk, Murat Yıldırım, dhe bashkëshorten e tij, Iman Elbani, shkruan IndeksOnline.
Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, këtë herë një djalë, duke e bërë familjen e tyre edhe më të plotë.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Iman përmes rrjeteve sociale, ku ka bërë të ditur edhe emrin e vogëlushit.
Djali është pagëzuar me emrin Kerem (Karam), ndërsa në mesazhin e saj, aktorja marokene ka falënderuar Zotin për këtë bekim.

Lexo edheMorena Taraku mahnit me fotosesionin e ri, shfaqet në superformë
“Me hirin dhe ndihmën e Zotit, jemi bekuar me një djalë. I urojmë mirëseardhjen djalit tonë, Kerem”, ka shkruar ajo.
Murat dhe Iman janë të martuar që prej vitit 2016. Ata u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2022, kur në jetë erdhi vajza e tyre, Miray.