Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ai, në orët e mëngjesit, ndodhej në një pishinë në Bajë të Malishevës, ndërsa deputetët po e prisnin para ndërtesës së Qeverisë, përcjellë Drenica Press.
Musliu ka thënë se rreth orës 07:30, derisa deputetët po prisnin para zyrave të Qeverisë, Kurti po kalonte kohën së bashku me bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqin dhe Valon Hotin.
Sipas saj, Kurti ishte i shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të sigurimit, si brenda ashtu edhe jashtë hapësirës së pishinës.
“Ne po prisnim para Qeverisë. Ai po notonte, i rrethuar nga një ushtri sigurie, larg zhurmës së kryeqytetit”, ka deklaruar Musliu.
Deputetja e PDK-së e ka kritikuar këtë situatë, duke e cilësuar si shembull të mospërputhjes mes pretendimeve të pushtetit për të qenë pranë qytetarëve dhe veprimeve të tij.
“Ky është realiteti i pushtetit që pretendon se është pranë qytetarëve”, ka thënë Musliu
Kliko linkun për videon 👇
https://www.facebook.com/share/v/1CAmcMzw1H/