4.4 milionë euro për Objektin Ç – Skenderaj vazhdon projektin për familjet e dëshmorëve
dp

Lexo edheLajm emocionues nga Skenderaj: Pas 70 vitesh nipat kthehen në Skenderaj nga Turqia, gjyshi ju kishte lërë amanet

Skenderaj – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka nënshkruar sot Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
Marrëveshja parasheh bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, financim i kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, përcjellë Drenica Press.
Projekti, i cili është pjesë e programit “Banimi Social Adekuat”, u dedikohet me prioritet familjeve të dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një përgjegjësi institucionale dhe morale ndaj familjeve që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.
Pas përfundimit të Objektit U, tash edhe Objekti Ç po bëhet realitet, duke shënuar një hap të rëndësishëm në kompletimin e kompleksit “UÇK”.
Komuna e Skenderajt pritet të vazhdojë punën edhe për realizimin e Objektit K, me synimin që kompleksi të kompletohet tërësisht dhe të përmbushet zotimi ndaj familjeve të dëshmorëve.

Lexo edheLajm emocionues nga Skenderaj: Pas 70 vitesh nipat kthehen në Skenderaj nga Turqia, gjyshi ju kishte lërë amanet