Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
dp

Lexo edheAdmirali Wikoff tregon se kush vendos për hapjen e urës së Ibrit për automjete

Sipas njoftimit, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

Lexo edheAdmirali Wikoff tregon se kush vendos për hapjen e urës së Ibrit për automjete
Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.