VV dorëzon nesër në hetuesi materiale për legalizime të dyshimta në Komunën e Prishtinës
dp

Lexo edheKurti viziton familjen e policit Altin Kryeziu

Përmes një njoftimi, VV ka bërë të ditur se materialet janë pranuar në adresat elektronike të asamblistëve dhe se, nëse vërtetohen nga organet kompetente, ato mund të përbëjnë dëshmi për vepra të ndryshme penale.
“Për këtë arsye, nesër, në ora 10:00, asamblistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do t’ua dorëzojnë këto materiale organeve kompetente”, thuhet në njoftim.
Me rastin e dorëzimit të materialeve, asamblistët e VV-së kanë paralajmëruar edhe mbajtjen e një konference për media para objektit të hetuesisë, në rrugën “Luan Haradinaj”.

Lexo edheKurti viziton familjen e policit Altin Kryeziu
VV ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet. /Lajmi.net/