Meta në gjyq, dëshmi do të japë edhe Zuckerberg
dp

Lexo edheBitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg

Gjiganti i mediave sociale, Meta, është në gjyq, për pretendimet se i ka projektuar qëllimisht platformat e tij për të krijuar varësi tek të rinjtë.
Katër shtetet amerikane në gjykatë sot po kërkojnë miliarda dollarë nga Meta, raporton BBC.
Ata po veprojnë në emër të një grupi prej 29 shtetesh që ngritën një padi në vitin 2023, duke argumentuar se kompania shkeli ligjet e privatësisë së fëmijëve
Prokurori i përgjithshëm i Kentucky-t, Russell Coleman, e quan atë “padinë më të madhe për mbrojtjen e konsumatorit në historinë amerikane”.

Lexo edheBitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, thotë se nuk pajtohet me akuzat dhe se provat do të tregojnë “angazhimin e gjatë të kompanisë për të mbështetur të rinjtë”.
Gjyqi pritet të zgjasë gjashtë deri në tetë javë dhe do të përfshijë dëshmi nga shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg.