Audio-incizimi – Fatmir Sheholli ia jep 1 mijë euro Milaim Zekës: “Qe ku i ki qetu”

Në shtator të vitit të kaluar, Fatmir Sheholli ia dorëzoi një mijë euro gazetarit Milaim Zeka në këmbim të publikimit të një materiali të cilin dyshohet se e kishte përgatitur shërbimi inteligjent serb (BIA).
Përmes masave të fshehta, Prokuroria Speciale ka siguruar një komunikim mes Shehollit dhe Zekës të zhvilluar më 30 shtator.
Audio-incizimi zbardh bisedën e zhvilluar nga Sheholli dhe Zeka në parkingun e një restoranti në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, biseda është zhvilluar në momentin e pranim-dorëzimit të një shume financiare prej 1 mijë eurove, të cilat Sheholli dyshohet se i kishte marrë nga BIA serbe në veri të Mitrovicës. Sheholli akuzohet se kishte pranuar 5 mijë euro nga BIA. 1 mijë po ia dorëzonte gazetarit Zeka, raporton Paparaci.
Fatmir Sheholli: Mil..
Milaim Zeka: He..
Fatmir Sheholli: Qe ku i ki qetu njëmijë.
Milaim Zeka: Hajt hajde hajt.
Fatmir Sheholli: Qe, nihmi na ma von kur ta qitsh tjetrën.
Milaim Zeka: Qe t`nguc najkush thirrem.
Fatmir Sheholli: Po po thirrem, ej qoma qato kur te… hajt zemra jem.
Paraprakisht, në të njëjtën ditë, sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Sheholli ia dorëzoi Zekës edhe materialet për publikim. Dorëzimi i materialeve u bë përmes një “fasiklli me ngjyrë të kaltër” brenda restorantit ku ata ishin takuar.
Bëhej fjalë për një audio-incizim ku përfshiheshin zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përfshirë ministri Nenad Rashiq. Prokuroria pretendon se përmes këtij materiali, BIA serbe synonte të ndërhynte në zgjedhjet lokale në Kosovë.
“Në këtë takim ndërmjet të pandehurit Fatmir Sheholli dhe gazetarit Milaim Zeka, vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimic, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarvë të tij, duke i dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit vërtetohet se ka pranuar shumën prej 1,000 euro”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
“Kjo vërtetohet edhe me faktin se i pandehuri Fatmir Sheholli fillimisht me veturën e tij të tipit ‘Audi A3’ me targa 01-325-AO ndalet në lagjen ‘Lakrishte’ në afërsi të NLB bank, ku printon disa dokumente, e pastaj vazhdon në restorant “Garden” në lagjen ‘Emshir’ ku takohet me gazetarin Milaim Zeka dhe i jep materialin e printuar dhe një mijë (1,000) euro (kjo dëgjohet edhe me zë nga zbatimi i masës Monitorim i fshehtë i bisedave në vende private e cila është e vendosur në veturën e të dyshuarit)”.
Në dëshminë e tij në Prokurori, gazetari Milaim Zeka e pohon se publikimi i këtyre materialeve është bërë kundrejt një pagese në shumën prej 2000 euro.
Por, Zeka ka thënë se “sipas Fatmir Sheholli” paratë ishin ndarë nga GIZ-i gjerman.
“Marrveshja ka qene që, gjithmonë sipas Fatmir Shehollit GIZI Gjerman i ka nda dy mije euro (2000 euro) per publikim të cilat 1000 mi ka dhene mua kur jemi taku ne Garden dhe 1000 euro te tjera do te mi japë pas përfundimit te publikimit, te cilat nuk mi ka dhene ende”, ka thënë Zeka në Prokurori.
Plani i BIA-s kishte shkuar në vend.

Lexo edheKonjufca pret në takim lamtumirës Palatovan, e falenderoi për kontributin e saj në dialogun mes Kosovës dhe BE
Më 30 shtator, pasi i kishte pranuar mjetet financiare nga Fatmir Sheholli, Milaim Zeka kishte publikuar audio-incizimet gjoja komprometuese ndaj Nenad Rashiqit dhe zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në portalin “PaRrotlla”.
Fatmir Sheholli akuzohet nga Prokuroria Speciale për spiunazh për BIA-n serbe dhe shantazh. /Paparaci.com
Shkruar nga
Rajoni Org
Rekomanduar
Shiko te gjitha ›
SHIJA E REDAKTORIT
SKANDALOZE | Pushteti i Ilir Feratit shpall fitues të tenderit 100 mijë eurosh kompaninë që është e shuar në ARBK
17:46
21 August 2026
SHIJA E REDAKTORIT
“Dy kamionë 26-tonësh, stok prej mijëra njësish dhe referencë 1.1 milionëshe”, OSHP gjen probleme në tenderin milionësh për dru e pelet në Mitrovicë
14:27
21 August 2026
SHIJA E REDAKTORIT
Pushteti i Ilir Feratit shpërblen me tender 90 mijë eurosh “mbështetësin” e partisë së tij (Dokument)
10:12
15 August 2026
Në Foto: Ilir Ferati, Valmir Ademaj dhe Genc Ademaj:
SHIJA E REDAKTORIT
“Bashkë në dreka me mish e birra, bashkë në Komunë me tenderë” – dosti i Ilir Feratit shpërblehet me kontratë qindra mijëra euro nga Komuna e Isotgut
18:20
10 August 2026
SHIJA E REDAKTORIT
“Bashkë në zgjedhje, bashkë në pushtet”, Familjari i asamblistit të LDK’së përfiton tender 100 mijë eurosh nga Komuna e Istogut
19:56
6 August 2026
SHIJA E REDAKTORIT
“Komuna nuk po e zbaton plotësisht vendimin e OSHP-së”, dorëzohet tjetër ankesë për tenderin 300 mijë eurosh në Skenderaj
19:19
6 August 2026
Rajoni
Lajme te sakta, te shpejta dhe te paanshme nga Kosova dhe rajoni.
f
◎
X
▶
Navigimi
Ballina
Kerko
Impresum
Privatesia
Kategorite
LAJME
ROZE
SPORTI
SHPALLJE
SHIJA E REDAKTORIT
Kontakt
Rajoni.org
[email protected]
Impresum
Privatesia
© 2026 Rajoni. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Media e pavarur online
//BODY PART STICKY – Implement into the footer
Kjo faqe përdor “cookies” për t’ju dhënë përvojën më të mirë në faqen tonë. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë të internetit pa ndryshuar cilësimet, ju