Aventurë e re për Cristian Shpendin? Një tjetër klub italian kërkon shërbimet e sulmuesit të Kombëtares
dp

Lexo edheRogers ia bën “sefte” me Chelsean, shënon golin e parë zyrtar

Palermo ka vendosur të shtojë presionin për transferimin e Cristian Shpendit.
Klubi sicilian pritet të përmirësojë ofertën e tij për Cesenan, me synimin për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen për sulmuesin shqiptar. Raportimin e ka bërë gazetari i merkatos, Alfredo Pedullà.
Palermo po punon intensivisht për të bindur Cesenan, ndërsa Shpendi është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos së klubit. Drejtuesit e skuadrës siciliane kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv dhe kanë zgjedhur pikërisht sulmuesin kuqezi si një profil të rëndësishëm për projektin e tyre.

Lexo edheRogers ia bën “sefte” me Chelsean, shënon golin e parë zyrtar
Cristian Shpendi ka shkëlqyer me fanellën e Cesenas në vitet e fundit, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe një nga golashënuesit kryesorë të saj. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndërsa tashmë Palermo po tenton të mbyllë transferimin e tij.
Sulmuesi 23-vjeçar pritet gjithashtu të jetë në planet e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë do të nisin angazhimet e radhës ndërkombëtare.