Lajm i dhimbshëm nga Plluzhina e Skenderajt, ndërron jetë në moshë të re Zukë Zeka ( FOTO)
01·
Ka ndërruar jetë në moshë të re Zuke Zeka nga fshati Plluzhinë i Skenderajt, pas një sëmundjeje të rëndë, shkruan Drenica Press.
Lajmi ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin. Familja Zeka ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.
Sipas njoftimit të familjes:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët se më 14.08.2026 ndërroi jetë i dashuri ynë, Zuka Zeka.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 14.08.2026, në varrezat e fshatit Plluzhinë, pranë shkollës “Ismet Uka”, me fillim nga ora 18:00.
E pamja do të mbahet në adresën: Poklek i Ri, Rr. “Sami Shishani”, nr. 27.
Drenica Press i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeka, të afërmve dhe miqve. I ndjeri u prehtë në paqe.