E ardhmja e Alvarez, ky është lajmi i fundit nga Sanja
dp

Lexo edheFerizaj bën një goditje, sjell lojtarin nga Shqipëria

E ardhmja e Julian Alvarez te Atletico Madrid mbetet e pasigurt, ndërsa marrëdhënia e argjentinasit me klubin dhe tifozët është tensionuar ndjeshëm.
Atletico nuk dëshiron ta shesë sulmuesin te Barcelona apo Real Madridi, ndërsa një largim jashtë Spanjës mbetet i mundshëm. Në garë raportohet se mund të hyjë Arsenali, i cili po shqyrton një ofertë rreth 150 milionë euro.
Megjithatë, Alvarez nuk është bindur për një rikthim në Premier League dhe thuhet se preferon Barcelonën.

Lexo edheFerizaj bën një goditje, sjell lojtarin nga Shqipëria
Nëse qëndron në Madrid, Diego Simeone do të tentojë të përmirësojë marrëdhënien e tij me skuadrën dhe tifozët. Situata pritet të vendoset në ditët e fundit të merkatos. /IndeksOnline/