back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaGjenerali i UÇK-së, jep gjak për popullin e vet

Gjenerali i UÇK-së, jep gjak për popullin e vet

Të ngjajshme

Muharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe...

Amorim: Dua të qëndrojë për 20 vite te Manchester Unitedi

Trajneri portugez, Ruben Amorim erdhi me shumë bujë në...

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

SHKRIM OPINIONIST NGA ERALD SELCA:

Gjenerali i UÇK-së dhe Deputeti Lahi Brahimaj jep Gjak për popullin e Kosovës. Njëra prej figurave më eminente të Luftës së Lavdishme të UÇK-së Gjeneral Lahi Brahimaj, është shembull i atdhetarit të madh ,humanistit të devotshëm dhe njeriut që terë jetën e tij është pranë popullit shqiptar qoftë me armë në dorë nga të parët ,qoftë me mbrojtje avokati luftës qoftë me politikë si politikan i ndershëm dhe i cili është zë i vlerave gjithnjë .
Lahi Brahimaj shquhet përtej luftës dhe politikes ,edhe për anën e tij humane njerëzore tregojnë shumë ish luftëtar të UÇK-së që kur bartnin armë teshat e veta dhe çizmet i hiqte e ua jepte të rinjëve liridashës ishte motiv frymëzimi dhe një Gjeneral në kuptimin e vërtetë të fjalës .
Me qindra herë në Gjakovë gjimnazist kur ishte mandej në vitet e luftës sonë në vitet 1997-1999 Lahiu ky burrë i nderuar dha gjak për të shpëtuar jetë për luftëtaret e plagosur vijave të frontit me okupatorin barbar serb .
Dhe pas lufte sa ishte Gjeneral në TMK me ushtaret e tij në dhjetra aksione dha gjak ,pas viteve të Hagës ku u mbajtë padrejtesishtë ai Ramushi Idrizi dhe ku dolen fitimtar ,sot pas shumë vitesh deputeti i nderuar i AAK-së dhe popullit Lahi Brahimaj dha gjak në qendrën e transfuzionit për të shpëtuar jetë fëmijesh ,grash shtatezenash të moshuarish me Grupin e tij parlamentar .
Ky gjest human i tij duhet shërbejë edhe për të tjerë politikan ,edhe për ne popullin që të jemi sa më solidar me njërezor që ne të dhurojmë gjak dhe shpëtojmë jetë njerëzore .
Lahiu me modestinë e tij punën e tij aktivitetet e tij po fiton simpati akoma më të madhe mbarëkombëtare ,dhe duhet cekur se rrogën e dhjetorit e ndau me ne shokët e luftës, fëmijët tanë mendoj edhe për ne edhe mendon e ndan kafshatën ky me disa mërgimtarë e idealista cfarë meritojn respekt madh . Lahiu është  thjeshtë i popullit .

- Advertisement -

Të Fundit