back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajme100-shi i PDK-së, Mergim Lushtaku fiton mbështetje masive, mesazh i fortë për...

100-shi i PDK-së, Mergim Lushtaku fiton mbështetje masive, mesazh i fortë për unitet

Të ngjajshme

Real – City sfidë jo veç në fushë, “Los Blancos” i duan dy yje të “Citizens”

Stadiumi “Santiago Bernabéu” po përgatitet ta presë një tjetër...

Kurti kujton demonstratat e 81-tës: Ngjarje kyçe në historinë politike të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar demonstratat masive...

Yilmaz tregon plagët e tij pas fitores ndaj Liverpoolit

Skuadra e Galatasarayt mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj...

Aktorja e inteligjencës artificiale u përgjigjet atyre që e urrejnë Hollywoodin

Aktorja kontraverse Tilly Norwood e ka provuar veten në...

Mergim Lushtaku po vazhdon të marrë përkrahje të gjerë nga qytetarë të zonave të ndryshme, duke dëshmuar një mbështetje të fuqishme dhe gjithnjë në rritje për angazhimin e tij politik. Përkrahja e fundit është reflektuar edhe përmes një mesazhi publik, ku Lushtaku ka bërë thirrje të qartë për unitet dhe bashkim, duke theksuar se ndarjet rajonale nuk i shërbejnë së ardhmes së qytetarëve.

“S’ka ndasi Shalë e Drenicë, e kemi veç një Mitrovicë. Veç të bashkuar ecim përpara,” ka shkruar Lushtaku, mesazh i cili është pritur pozitivisht nga shumë qytetarë dhe simpatizantë, veçanërisht edhe në Shalë të Drenicës, ku përkrahja për të po rritet dukshëm.

Ky apel për unitet vjen në një moment të rëndësishëm politik dhe shihet si një përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes komuniteteve dhe për të fokusuar energjinë në zhvillimin e përbashkët. Përkrahësit e Lushtakut e shohin atë si një figurë që synon të tejkalojë ndasitë dhe të promovojë një vizion gjithëpërfshirës për Mitrovicën dhe më gjerë.

Mesazhi i tij për bashkim dhe solidaritet po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, duke konfirmuar se mbështetja ndaj Mergim Lushtakut nuk është e kufizuar vetëm në një zonë, por po shtrihet fuqishëm kudo.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz