Kurti arrin në RMV, Mickoski e pret krahëhapur
dp

Lexo edheHaxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin francez: E falenderoi për mbështetjen e Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Maqedoni të Veriut, ku u prit nga homologu i tij, Hristijan Mickoski.
Kurti dhe Mickoski u takuan në mes të dy kryeqyteteve, për të përuruar fillimin e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, raporton IndeksOnline.
Krerët shtetërorë do të marrin pjesë në ceremoninë përuruese, për ndërtimin e këtij segmenti mjaft të rëndësishëm në lidhjen e dy shteteve.

Lexo edheHaxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin francez: E falenderoi për mbështetjen e Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës
Më herët, ambasadori i Kosovës në RMV, Florian Qehaja, deklaroi për IndeksOnline se ndërtimi i kësaj autostrade do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë qarkullimin e qytetarëve në korridorin e tetë.