Kadrijaj godet Kurtin: O shkelës i Kushtetutës, o patriot me bateri

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe për qasjen e tij ndaj çështjeve që, sipas saj, kanë qenë ndër kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet.
“Po i drejtohem Albinit, për ku je nis Albin, je në rrugën dhe në trenin e gabuar. Do dua të flasë për dy kauza që Albin Kurti ka ardhë në pushtet”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka përmendur rastin e Astrit Deharit, duke kritikuar punën e institucioneve për këtë çështje.
“Ka qenë kauza e Astrit Deharit dhe çfarë kanë bërë këta për këtë kauzë për gjashtë vjet, le që nuk kanë punuar në atë drejtim, por edhe I kanë hup faktet”, është shprehur ajo.
Kadrijaj ka folur edhe për rastin e heroit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke thënë se opozita ishte mobilizuar për të kërkuar sanksione ndaj Serbisë pas sulmit në Banjskë.
“Ju e dini që në fushatën e fundit kanë bërë fushatë edhe me emrin e heroit Afrim Bunjaku, ne e respektojmë, lavdi për heroin e Policisë që ka ra në Banjskë dhe e respketojmë edhe familjen e tij edhe Policinë e Kosovës, por çfarë kanë bërë”, ka thënë Kadrijaj.

Lexo edheVrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua
“Në atë kohë të gjithë deputetët opozitar jemi mobilizuar që në Bruksel të kërkojmë që të vendosen sanskione ndaj Serbisë për shkak të kësaj vrasje, për shkak të cenimit të sovranitetit dhe integritetit dhe çka kemi bërë ne si Kosovë, në vend të kësaj ne e kemi shëprblyer Serbimë me gati gjysme milionë euro për renovimin e trenave të Albin Kurtit dhe vagonave të trenit”, ka deklaruar ajo.
Në fund, Kadrijaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Kurtit.
“Po dua t’i them Albinit, nuk mundesh me këtë flamur ata trena mi përcjellë në Serbi, as me flamur të Kosovës. Ata trena mundesh me i përcjellë vetëm me flamur të Serbisë”, ka thënë ajo.
“O shkelës i Kushtetutës, o patriot me bateria nuk mundesh me u kamuflu as me këtë flamur të shenjtë, por as me asgjë tjetër sepse ti je shkelës i kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues”, ka përfunduar Kadrijaj. /Lajmi.net/












