Albulena Haxhiu pret në takimin lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guérot
dp

Lexo edheRasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP nis hetimin në Korçë

U.d. së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takimin lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si edhe hapat e ndërmarrë së fundi për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.
Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe i uroi ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme.

Lexo edheRasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP nis hetimin në Korçë