back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditLamtumirat prekëse nga Big Mama, Adelina Tahiri e Blero: Do të të...

Lamtumirat prekëse nga Big Mama, Adelina Tahiri e Blero: Do të të kujtojmë sa të rrojmë

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, këngëtarja Big Mama, Adelina Tahiri e Blero mbajtën fjalim emocionues në ceremoninë mortore për artistin e ndjerë Shpat Kasapi.

Ajo tha se skena e Pallatit është vendi ku bashkë me Shpatin morën frymë si artistë.

“Sot jam para jush me një dhimbje që nuk di si ta përshkruaj, në këtë skenë, pikërisht këtu ku unë dhe Shpati kemi filluar për herë të parë së bashku. Kjo skenë për ne të dy ka qenë fillimi ynë, dhe vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si artistë”, tha Big Mama.

E ngushëllime shprehu edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila tha se Shpatin do ta kujtojnë, sa të rrojnë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë të pranishmit, në veçanti për familjarët. Zoti ju dhashtë forcën në këtë dhimbje të madhe. Shpat, do të rrojmë e do të të kujtojmë”, tha Tahiri.

Derisa, këngëtari Blero tha se ikja e Shpatit i goditi të gjithë, sepse iku një njeri me zemër të pastër.

“Ikja e Shpatit na ka goditur të gjithëve sepse iku një njeri që nuk duhej të ikte, na iku një zemër e pastër e një shpirt i butë”, tha Blero.

Të Fundit

Sport

ShowBiz