Pritje deri në 40 minuta në kufi, kolona 300 metra në Muçibabë
dp

Lexo edheMusliu: Prania jonë në Kuvend çdo 48 orë është thirrje për formim të institucioneve

Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me Muçibabën që prin me pritjet më të mëdha.
Sipas të dhënave të fundit, në Muçibabë pritjet në hyrje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 300 metra.
Në Dheu të Bardhë, pritjet në hyrje janë rreth 20 minuta, me kolonë deri në 100 metra.
Pritje ka edhe në Merdarë, ku automjetet presin deri në 15 minuta në dalje, ndërsa kolona arrin në rreth 50 metra.
Në Jarinjë, pritjet në hyrje janë deri në 10 minuta, me kolonë rreth 50 metra.

Lexo edheMusliu: Prania jonë në Kuvend çdo 48 orë është thirrje për formim të institucioneve
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe kryesisht variojnë nga 1 deri në 7 minuta.
Sa u përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare të paraqitura në të dhënat e fundit, pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.
Të dhënat janë përditësuar në ora 16:36.