“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos
dp

Lexo edheMustafa bën thirrje për bashkëqeverisje PDK-VV: Koha për të lëvizur përpara është tani

Rizvanolli tha se çdo gjë ka qenë në përputhje me procedurat e Ligjit për Prokurimin Publik.
Ajo ka shtuar se lajmet për përjashtimin e punëtorët për këtë çështje “janë të pavërteta”.
“Trainkos informon se: Riparimi i vagonëve është bërë përmes tenderit të hapur në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik. Tenderi është fituar nga kompania vendore “Profitech” me seli në Prishtinë, që ishte e vetmja aplikuese. Trainkos, ligjërisht nuk mund të paracaktojë se kë e nënkontrakton operatori fitues. Operatori deklaron se vagonët nuk kanë mundur të riparohen diku tjetër. Megjithatë, Trainkos do të realizojë një vlerësim të pavarur për të rishikuar nëse këto punime mund të realizohen edhe nga operatorë në shtete të tjera dhe, në rast që vlerësohet se kjo është e mundur, do të shqyrtohen opsionet për ta trajtuar brenda kornizës ligjore. Informatat se një punonjës është përjashtuar nga puna në lidhje me këtë janë të pavërteta”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo edheMustafa bën thirrje për bashkëqeverisje PDK-VV: Koha për të lëvizur përpara është tani