“Zëri” i Policisë në Pejë pensionohet, togeri Fadil Gashi mbyll karrierën pas 35 vitesh shërbim
dp

Lexo edheOVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin, shkak deklaratat dhe kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt

Pas 35 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës, togeri Fadil Gashi i ka dhënë fund karrierës policore, duke u pensionuar pas më shumë se tri dekadash në uniformë.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Gashi u bë një figurë e njohur jo vetëm për kolegët policë dhe qytetarët, por edhe për gazetarët.
Për një kohë të gjatë, ai ishte ndër zërat kryesorë të Policisë së Kosovës në Pejë personi që përcillte informacionet zyrtare për ngjarjet, jepte detaje për rastet policore dhe ishte në komunikim të vazhdueshëm me mediat.
Nga aksidentet e deri te rastet kriminale, nga raportimet e para deri te informacionet zyrtare, zëri i tij ishte i njohur për redaksitë që mbulonin rajonin e Pejës.

Lexo edheOVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin, shkak deklaratat dhe kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt
Tash, pas 35 vitesh, një kapitull i gjatë është mbyllur.
Togeri Fadil Gashi është pensionuar, duke lënë pas një karrierë të gjatë në shërbim të Policisë dhe qytetarëve.
Për shumë gazetarë, pensionimi i tij nënkupton edhe fundin e një epoke të njohur komunikimi me Policinë e Pejës atë telefonatë ku, përtej uniformës, gjithmonë kërkohej një zë i sigurt për të konfirmuar se çfarë kishte ndodhur.
