BallinaLajmeE dhimbshme zbrazja e Skenderajt: Mungesa e të rinjve mbyll palestrën “Arena”...

E dhimbshme zbrazja e Skenderajt: Mungesa e të rinjve mbyll palestrën “Arena” pas 10 vitesh funksionim

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Pas një dekade aktiviteti, palestra sportive “Arena-Runik” në Runik të Skenderajt do të mbyllet.

Lajmin e ka bërë të ditur Valon Kajtazi, duke theksuar se arsyeja kryesore e mbylljes është mungesa e të rinjve në Bashkësinë Lokale të Runikut, shkruan rajoni.org.

Sipas tij, kjo palestër ka shërbyer pa asnjë kompensim për më shumë se 10 vite për grupmosha të ndryshme, përfshirë edhe seniorët e klubit të Runikut. Gjatë kësaj periudhe janë organizuar turne të shumta sportive dhe është mbajtur edhe ligë në vitet e para të funksionimit.

“Për 10 vite nuk kemi pasur probleme, ekscese apo lëndime të rënda. Ka qenë një kënaqësi e madhe gjithë ajo periudhë,” ka deklaruar Kajtazi.

Ai ka bërë të ditur se tashmë ka ardhur koha që hapësira e palestrës të shfrytëzohet për diçka tjetër. Brenda një kohe të shkurtër, objekti pritet të shndërrohet në fabrikë apo depo.

“Nëse nuk do të investojmë më tutje, palestra do të ofrohet për shfrytëzim me qira për të interesuarit,” ka përfunduar Kajtazi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz