back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt bën thirrje - shmangni lëvizjet, rrugët janë bërë me...

Komuna e Skenderajt bën thirrje – shmangni lëvizjet, rrugët janë bërë me ngrica shkaku i temperaturave nën zero

Të ngjajshme

Dy super përballje sot në basketboll

Kampionati në Superligën e Kosovës në basketboll po hyn...

Sekuestrohen cigare kontrabandë në Leposaviq, të dyshuarit ikin në Serbi

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe...

I mituri hyn në shkollë me thikë në Xërxe të Gjakovës – aktivizohet policia

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar të...

Tri ndeshje shumë interesante sot në Superligë

Java e 24-t në Superligën e Kosovës në futboll...

Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët për nevojën e kujdesit të shtuar, pas parashikimeve meteorologjike që tregojnë se temperaturat do të zbresin nën zero gjatë orëve dhe ditëve në vijim.
Sipas njoftimit zyrtar, qytetarëve u rekomandohet që, për aq sa është e mundur, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të veçantë gjatë qarkullimit, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet në rrugë dhe trotuare, përcjellë Drenica Press.
Komuna bën të ditur se kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve, përmes kriposjes dhe hedhjes së zhavorrit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Megjithatë, nga autoritetet komunale kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët, veçanërisht gjatë vozitjes dhe ecjes në zonat ku mund të krijohet akull.
Komuna e Skenderajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz