Tahiri: Deklarata për Specialen nuk mjafton, kërkohet ndryshimi i ligjit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Tahiri ka vlerësuar se deklarata e miratuar nga Kuvendi lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale nuk është e mjaftueshme dhe ka kërkuar që procedurat për ndryshimin e ligjit të nisin sa më shpejt, raporton lajmi.net
“Kjo nuk mjafton. Prandaj Kuvendi i Kosovës duhet ta nis procedurën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Qeveri s’guxon ta zvarris këtë proces. Duhet ofruar përkrahje institucionale. Është koha për veprime konkrete institucionale. Ne si deputet po e përcjellim kërkesën e qytetarëve. Qytetarët me plotë të drejtë, secilën mbrëmje, secilën ditë, po protestojnë e shprehur revoltën ndaj vendimit të 16 shtatorit, për padrejtësinë historike”, ka thënë Tahiri.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike dhe ka deklaruar se PDK-ja do të kontribuojë në këtë proces.
“Si GP dhe PDK do të bëjmë më të mirën për të kontribuar në këtë proces. U bëj apel të gjitha partive politike, për unitet e kontribut konkret”, ka shtuar ai.

Lexo edheGruda ngre alarmin për Ligjin e Speciales: Pak ditë kanë mbetur, Qeveria ta sjellë në Kuvend
Sipas Tahirit, projektligji tashmë ndodhet në Qeveri dhe duhet të procedohet sa më shpejt drejt Kuvendit.
“Ligji tashmë është në Qeveri. Kuvendi e ka kryer punën e vetë. I bëjmë thirrje që ta kthej sa më shpejt në Kuvend”, ka thënë Tahiri./Lajmi.net/












