Ky është i riu që u gjet sot pa shenja jete në Klinë
dp

Lexo edheVdes veprimtari i LDK-së, Musa Rexhaj – Abdixhiku: Do të kujtohet gjithmonë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Jelloc të Klinës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dyshohet për vetvrasje. Viktima është i riu Floralb Zeka nga fshati Jelloc.
“Sot, më 29.09.2026, rreth orës 06:20, policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Driton Rugova.

Lexo edheVdes veprimtari i LDK-së, Musa Rexhaj – Abdixhiku: Do të kujtohet gjithmonë
Zëdhënësi shtoi se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion./Indeksonline/