“Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet” – Dëshmitarja rrëfen momentet e shpërthimit në Ibër-Lepenc
dp

Lexo edheNis seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut

Ajo tha se ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm dhe fillimisht mendoi se kishte ndodhur një tërmet. Sipas saj, nga detonimi u dëmtua shtëpia dhe themelet, ndërsa një sasi e madhe uji vërshoi drejt banesës.
Pashpereviq tha se Komuna e Zubin Potokut e kishte ndihmuar me 1,300 euro, por se dëmi ishte shumë më i madh. E pyetur nëse kërkon dëmshpërblim nga të akuzuarit, ajo u përgjigj: “Jo”.
Në këtë rast, tre persona akuzohen për disa vepra penale, përfshirë terrorizëm, dëmtim të instalimeve publike, armëmbajtje pa leje dhe spiunazh. Sipas aktakuzës, në kanal ishin vendosur rreth 20 kilogramë TNT, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Ibër-Lepencit.

Lexo edheNis seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut