Ambasada e SHBA-së viziton Paketos: “Një kompani në rritje në sektorin e logjistikës në Kosovë”
dp

Lexo edheDyshohet se ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet një person në Mitrovicë

Ekipi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vizituar zyrat e kompanisë kosovare Paketos, për t’u njohur me rrugëtimin e saj të zhvillimit dhe planet për të ardhmen.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e përshkroi Paketos si “një kompani në rritje në sektorin e logjistikës në Kosovë”.
Sipas postimit, gjatë vizitës ekipi i Ambasadës u njoh me zhvillimin e kompanisë dhe vizionin e saj për të ardhmen.
Ambasada theksoi se Paketos synon të krijojë një urë logjistike që lidh Kosovën me tregjet e Shteteve të Bashkuara, përmes investimeve në teknologji, pajisje dhe partneritete që afrojnë bizneset dhe konsumatorët.
“Kjo është pikërisht lloji i inovacionit të sektorit privat që forcon marrëdhëniet ekonomike ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Vizita vë në pah rolin që kompanitë vendore mund të luajnë në zhvillimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Lexo edheDyshohet se ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet një person në Mitrovicë