Ramadani tregon pesë ligjet prioritare për siguri dhe mbrojtje

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka shkruar se mezi pret që të fillojë punën në kornizën siç ka thënë ai ligjore të sigurisë kombëtare.
Ramadani, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar edhe siç ka thënë ai pesë ligjet prioritare në siguri dhe mbrojtje.
Postimi i plotë:
Këto janë 5 ligje prioritare në siguri dhe mbrojtje
Mezi pres të filloj punën në kornizën ligjore të sigurisë sonë kombëtare. Në komisionin e industrisë dhe atë për siguri, i ofroj kontributin tim profesional ministrit të Mbrojtjes dhe asaj të MINT-it.
Hajdeni të punojmë, mjaft kohë është humbur!
Unë nuk jam në politikë për vete. Jam në shërbim të sigurisë kombëtare.
Kosova duhet të fillojë një kapitull të ri në siguri.

Lexo edhe“Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet” – Dëshmitarja rrëfen momentet e shpërthimit në Ibër-Lepenc
1. Ligji për Industrinë e Mbrojtjes
2. Ligji për Parandalimin dhe Përballimin e Kërcënimeve Hibride
3. Ligji për Edukimin e të rinjve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
4. Ligji për Pensionimin e Parakohshëm në Policinë e Kosovës
5. Ligji i ri për Tregtinë e Mallrave Strategjike
Këto pesë ligje janë veçanërisht prioritare dhe duhet të miratohen brenda 3 muajve të mandatit të ri të institucioneve.
Ndërkohë, do të flas për strategjitë që janë të domosdoshme.












