BallinaRegjionaleDrenasFeronikeli – Milan, hyrja pa pare për fëmijët deri 6 vjeç

Feronikeli – Milan, hyrja pa pare për fëmijët deri 6 vjeç

Të ngjajshme

Arrestohet një grua në Podujevë, keqtrajtoi fëmijët

Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për...

E premte me mot të vranët dhe riga shiu në vend

Moti në vend të premten pritet të jetë kryesisht...

Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva

Protesta e greva kanë paralajmëruar punonjës të ndërmarrjeve publike...

Feronikeli dhe Milani do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Organizatori i ndeshjes ka njoftuar se fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të mund të hyjnë pa bileta në stadium.

Organizatori i ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit, e cila do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e ka dhënë një detaj shtesë sot rreth biletave, shkruan Gazeta Express.

As Events ka njoftuar se hyrja në stadium për fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të jetë gratis.

Ndërsa, nga mosha 7 vjeçare e më lartë nevojitet bileta.

“Ju informojmë qe fëmijet deri në moshën 6 vjecare nuk kanë nevoj për bileta. Nga mosha 7 vjecare duhet të jenë te paisur me biletë. Fëmijet nën moshën 7 vjecare duhet të kenë dokument indetifikimi me vete”, ka njoftuar kjo kompani përmes grupit zyrtar në rrjetin social, Facebook.

Tifozët janë ankuar për çmimin e shtrenjtë të biletave, të cilat kanë dalë në shitje të hënën.

35, 50, 85, 115 e 155 euro varion çmimi i biletave të miqësores së muajit të ardhshëm./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz