Aksident trafiku në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën
dp

Lexo edheAksident në rrugën Klinë-Gjakovë, katër persona të lënduar

Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh Nea Peramos me zonën e plazhit të Ammolofëve. Një motocikletë u përplas me një skuter elektrik, duke shkaktuar plagosjen rëndë të dy drejtuesve.
Fillimisht humbi jetën një 34-vjeçar, i cili drejtonte motorin. Ndërkohë, drejtuesi 36-vjeçar i skuterit elektrik u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës dhe u shtrua në Repartin e Terapisë Intensive. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë gjatë natës.
Sipas mediave lokale greke, të dy viktimat ishin me origjinë nga Shqipëria dhe ishin miq. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të përplasjes. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti.

Lexo edheAksident në rrugën Klinë-Gjakovë, katër persona të lënduar