BallinaRegjionaleDrenasKundërshtari e paralajmëron Feronikelin para ndeshjes së sontme në Champions League

Kundërshtari e paralajmëron Feronikelin para ndeshjes së sontme në Champions League

Të ngjajshme

Arrestohet një grua në Podujevë, keqtrajtoi fëmijët

Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për...

E premte me mot të vranët dhe riga shiu në vend

Moti në vend të premten pritet të jetë kryesisht...

Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva

Protesta e greva kanë paralajmëruar punonjës të ndërmarrjeve publike...

The New Saints dëshiron ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendës për ta fituar ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Champions Leagues sonte ndaj Feronikelit

Trajneri Scott Ruscoe kërkon nga lojtarët e The New Saints që ta shfrytëzojnë avantazhin që do ta kenë ndaj Feronikelit për faktin se luajnë sonte në shtëpi ndaj Feronikelit, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Champions Leagues, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, trajneri britanik kërkon fitore nga ekipi uellsian për ta pritur më i qetë ndeshjen e kthimit të kësaj faze, të cilën do ta zhvillojë pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Është një ‘klishe e vjetër’ që të mos pësosh gol në udhëtim. Dhe, ta shohësh veten në epërsi duke shënuar një apo dy gola. Ne jemi të fuqishëm në shtëpi dhe e dimë se kemi mundësi të nxjerrim rezultat pozitiv këtu. Ne duam të jemi në atë pozitë që nuk do të kemi shumë punë për të bërë në Kosovë javën tjetër”, është shprehur Ruscoe.

Ai e kishte shikuar Feronikelin duke luajtur në Kosovë në fazën parakualifikuese, ndërsa i ka paralajmëruar lojtarët e tij të kenë kujdes dhe të mos e nënvlerësojnë kampionin kosovar sonte, në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:00 me kohën lokale të Kosovës.

Skuadra që kalon në rrethin e dytë kualifikues të Championsit do të luajë me gjigantin danez, Copenhagen.

Kurse, ekipi që eliminohet nga ky kompeticion do t’i vazhdojë garat në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz