Protestuesit e kalojnë natën para derës së Kuvendit, presin deputetët për seancën e nesërme për ligjin për Specialen
dp

Lexo edheHaziri: Kanë mbetur vetëm 48 orë nga afati i 6 tetorit, kryeministri po sillet si tregtar i pandershëm

Protesta ka ardhur pas vendimit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale në Hagë, për t’i dënuar me burg Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Për 19-të netë, ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe institucionet e tjera të bëhet një zgjidhje, ndërkaq PDK ka dërguar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Specialen.
Kjo kërkesë fillimisht është trajtuar nga Qeveria, e më pas është dërguar në Kuvend, ku nesër do të jetë në rend dite të seancës.
Para kësaj seance, protestuesit kanë vendosur që të kalojnë natën në shesh.

Lexo edheHaziri: Kanë mbetur vetëm 48 orë nga afati i 6 tetorit, kryeministri po sillet si tregtar i pandershëm
Ata do të qëndrojnë sot para derës së Kuvendit deri nesër kur edhe do të mbahet seanca dhe do të votohet për ndryshimin e këtij ligji. /Lajmi.net/
