“Ne jemi të gatshëm”, Zelensky: SHBA kërkon bisedime trepalëshe me Ukrainën dhe Rusinë deri në fund të tetorit
dp

Lexo edheShqipe Mehmeti-Selimi i bën thirrje Prokurorisë: Veproni, u bë thirrje për ekzekutimin e bashkëshortit tim

Sipas Zelenskyt, pala amerikane është aktualisht në kontakt me të dyja vendet dhe ka propozuar zhvillimin e një takimi në nivel teknik dhe në format trepalësh deri në fund të tetorit.
Presidenti ukrainas tha se Kievi është i gatshëm të marrë pjesë në takim dhe se tashmë pret përgjigjen e Moskës. Ai shtoi se bisedimet mund të zhvillohen në Emiratet e Bashkuara Arabe ose në një vend tjetër të propozuar nga pala amerikane.
Zelensky i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kiev me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ndërsa luftimet dhe sulmet ajrore mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë.

Lexo edheShqipe Mehmeti-Selimi i bën thirrje Prokurorisë: Veproni, u bë thirrje për ekzekutimin e bashkëshortit tim
Mbetet ende e paqartë nëse Rusia do ta pranojë propozimin amerikan për takimin trepalësh.