“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!
dp

Lexo edheEndrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

Kurti ka thënë se Kosova luajti më mirë se Austria dhe se rezultati nuk pasqyroi atë që, sipas tij, u pa në fushë.
“Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka vlerësuar përkushtimin e futbollistëve kosovarë, duke theksuar se ekipi po përmirësohet dhe se potenciali për të ardhmen është edhe më i madh.

Lexo edheEndrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen
“Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani. Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë. Mbase 16-metërshi i kundërshtarit, përkatësisht realizimi ynë, do edhe pak më shumë vëmendje e vetëbesim drejt dy ndeshjve të ardhshme në muajin nëntor, me Izraelin dhe Irlandën. Gëzuar Kosovë”, tha kryeministri.