Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, katër persona të lënduar
dp

Lexo edheFadil Fazliu: Jusuf Shalaku-Cufa ishte njeri i urtë, gjakftohtë, trim e luftëtar i rrallë i UÇK-së

Në aksident janë përfshirë dy vetura. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, teksa në aksident ka pasur edhe dëme materiale.
Rastin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 13:45, në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, njoftoi Elezaj.

Lexo edheFadil Fazliu: Jusuf Shalaku-Cufa ishte njeri i urtë, gjakftohtë, trim e luftëtar i rrallë i UÇK-së