Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
dp

Lexo edheProtestuesit e kalojnë natën para derës së Kuvendit, presin deputetët për seancën e nesërme për ligjin për Specialen

Para seancës së nesërme të Kuvendit, ku pritet të shqyrtohet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, protestuesit kanë vendosur që ta kalojnë natën në shesh, pranë objektit të Kuvendit.
Në mesin e qytetarëve që do të qëndrojnë gjatë natës janë parë edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe ish-deputeti dhe ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja.
Protestuesit kërkojnë që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa lidhur me procesin në Hagë dhe të mbështesin ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Tubimet deri më tani janë zhvilluar kryesisht në mënyrë paqësore.

Lexo edheProtestuesit e kalojnë natën para derës së Kuvendit, presin deputetët për seancën e nesërme për ligjin për Specialen
Qëndrimi i tyre në shesh do të vazhdojë deri nesër, kur Kuvendi pritet të mbajë seancën dhe të votojë për ndryshimet në ligj.