Tollovi e madhe në Vërmicë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit të Shqipërisë
BILLI

Lexo edheMjeku kosovar në Gjermani: Kjo është arsyeja pse po përhapet koronavirusi

Në pikë kalimin kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, kolona është e gjatë deri 150 metra sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme.
Kurse për të kaluar kufirin për në Shqipëri pritja është 20 deri në 25 minuta.
Kosovarët duke shfrytëzuar vikendin dhe dikush pushimin që ka tani, kanë vendosur që ta vizitojnë bregdetin shqiptar.

Lexo edheMjeku kosovar në Gjermani: Kjo është arsyeja pse po përhapet koronavirusi
Kujtojmë se shumica dërmuese e turistëve në Shqipëri përbëhet nga kosovarët, vizitat nuk po mungojnë as kur dy shtetet dhe bota po kalon në një moment të rëndë nga pandemia COVID-19.