ShSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën
dp

Lexo edheRama thumbon VV-në me fotografi të Rrugës A: Fillimisht renderi, pastaj bageri e në fund projekti

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit zyrtar për ndalimin e tij nga organet e rendit dhe drejtësisë.
Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se masa e suspendimit do të ndërmerret në përputhje me legjislacionin në fuqi.
ShSKUK i ka cilësuar si jashtëzakonisht të rënda pretendimet për dhunë në familje dhe kanosje, duke ritheksuar qëndrimin për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.
Lexo edheRama thumbon VV-në me fotografi të Rrugës A: Fillimisht renderi, pastaj bageri e në fund projekti
“Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, ShSKUK ka bërë të ditur se do të sigurojë vazhdimësinë e udhëheqjes dhe funksionimin normal të Spitalit të Mitrovicës, në mënyrë që të mos ketë pengesa në ofrimin e shërbimeve për pacientët.