Ferizaj: Policia sekuestron një pistoletë dhe nëntë fishekë në pronën e një 57-vjeçari
dp

Lexo edhe“Drejtësi për Arlindën”/ Protestuesit marshojnë drejt qeverisë

Gjatë veprimeve hetimore, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, policia ka realizuar dy kontrolle në pronat e të dyshuarit XH.B., 57 vjeç, ku në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe nëntë fishekë.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili po trajtohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Lexo edhe“Drejtësi për Arlindën”/ Protestuesit marshojnë drejt qeverisë