Protestat në Tiranë, tensione para Kryeministrisë
dp

Lexo edheFerizaj: Policia sekuestron një pistoletë dhe nëntë fishekë në pronën e një 57-vjeçari

Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.
“Ju lutemi, largohuni nga veprimet e dhunshme. Policia do të veprojë”, ishte thirrja e përcjellë nga efektivët.
Në zonë janë afruar edhe dy autobotë të tjerë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Aktualisht, në dy anët e perimetrit janë pozicionuar dy autobotë të policisë, të shoqëruar nga forca të shumta policore.

Lexo edheFerizaj: Policia sekuestron një pistoletë dhe nëntë fishekë në pronën e një 57-vjeçari
Sot është dita e 19-të e protestave në Tiranë organizuar nga studentët dhe pedagogët, ndërkohë që ata nuk kanë dashur t’u afrohen atyre në tubim protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike për një protestë tjetër në mbështetje të studentëve.