back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeShefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë: Në ndjekje janë edhe 50...

Shefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë: Në ndjekje janë edhe 50 qytetarë për dhënie të ryshfetit

Të ngjajshme

Hamza: LVV premtoi çkapje të shtetit, por e ka kapur atë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qenë...

Juventus po mundohet të bind Newcastle për shkëmbimin e futbollistëve

Juventusi po shqyrton mundësinë e një goditjeje të madhe...

Abdixhiku mesazh qytetarëve për 100 eurot e shpërndara: Më mirë merrni ju, se Vuk Hamoviqi

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka sugjeruar...
- Advertisement -

Shefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë Bardhyl Haxhimustafa, tha se në ndjekje janë edhe 50 qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët dyshohen për vepren penale “Dhënia e ryshfetit”.

- Advertisement -

“100 të dyshuar janë të involvuar në vepren penale “Dhënie e ryshfetit”. Janë arrestuar 50 zyrtarë, 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë të doganës janë arrestuar për veprat penale “Keqpërdorim detyre”, “Marrja e ryshfetit”,”Kontabandimi i mallrave”, ndërsa vepra tjetër penale e cila do të ndjeket në vazhdimësi është “Dhënia e ryshfetit”. “Pra në ndjekje janë edhe dhënësit e ryshfetit”.

Haxhimustafa tha në Edicionin Special në Klan Kosova se në bashkëpunim me organet e drejtësisë së Shqipërisë do t’i sjellin edhe ata para drejtësisë.

“Kemi persona të dyshuar të cilët janë qytetarë nga Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Ku në bazë të bashkëpunimit jurdik ndërkombëtar me organet ndjekëse të Shqipërisë do të arrijmë që ta përfundojmë edhe atë çështje”.

Gjatë ditës së hënë Prokuroria Speciale dhe Inspektorati i Policisë kanë zhvilluar një aksion të koduar “Pika” ku kanë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë të doganës, të cilët dyshohen për vepren penale “Marrja e ryshfetit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz