Koci për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt: Nëse ministrat nuk japin dorëheqje, Kurti duhet t’i shkarkojë
dp

Lexo edheMustafi: Shqiptarët e Luginës dëshmuan fuqinë politike me mbi 27 mijë vota, numri më i lartë që nga viti 2000

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka vlerësuar se në rast se ministrat përgjegjës nuk marrin vetë vendimin për të dhënë dorëheqje, atëherë kryeministri duhet të ndërhyjë dhe t’i shkarkojë ata, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga ministrat, pa u ndërmarrë masa ndaj tyre, e vë në pikëpyetje edhe përgjegjësinë e kreut të Qeverisë.
“Ministrat nuk japin dorëheqje? Kryeministri duhet me i shkarku! Nëse i mban në detyrë, atëherë duhet me e kërku edhe dorëheqjen e tij!”, ka shkruar Koci.

Lexo edheMustafi: Shqiptarët e Luginës dëshmuan fuqinë politike me mbi 27 mijë vota, numri më i lartë që nga viti 2000
Reagimi i avokatit vjen në kohën kur vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale lidhur me përgjegjësinë për rastin dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tilla./lajmi.net/