BallinaLajmeReshjet e borës mbulojnë Kosovën

Reshjet e borës mbulojnë Kosovën

Të ngjajshme

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Reshjet e borës më në fund kanë filluar që ta mbulojnë Kosovën. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar reshjet e para për sivjet. E borë, sipas hidrometeorologëve, pritet që të bije edhe të dielën.

Në fundjavë mot i ftohtë, të dielën në mbrëmje priten edhe reshje bore

Por, reshjet e borës sic duket nuk do të zgjasin shumë. Kjo ngase nga nesër në vend do të bjerë shi.

Parashikimi i motit:

16.11.2018 – Ditëve të fundjavës masat e ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit do të vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon duke sjellur mot më të ftohtë dhe rënie të temperaturave. Ndërkohë një vorbull ciklonike nga Afrika veriore do të afrohet në jug të rajonit, ku do të sjellë lagështi nga Mesdheu, e ditën e diel në mbrëmje më pas priten edhe reshje bore.

Nga fillimi i javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë deri mbi rajon, ku pritet të favorizoj mot më të butë, dhe të reshura shiu.
Ditëve të fundjavës, nën kushtet e një moti dinamik, parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësim të mëtutjeshëm të cilësisë së ajrit, dhe ulje të indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale.

17-11 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira.

18.11 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Më vonë priten reshje shiu dhe bore që do të shndërrohen në reshje bore.
19.11 – Mot kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore me reshje bore.
20.11 – Mot kryesisht i vranët, në mëngjes me shi dhe borë, e gjatë ditës kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Vetëm në vise malore priten reshje bore.
21.11 – Mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në -1C, e maksimalet nga 5C deri në 6C. Në ditët e para të javës do të shënojnë rritje deri në vlera mesatare, me minimale nga 1C deri në 3C, e maksimale nga 7C deri në 10C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike, nga vlera të larta do të pësojë rënie graduale thellë nën vlera normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz