BallinaLajmeRëndohet ngjarja e Durrësit, pasi vrau gruan 37- vjeçari gjendet i mbytur...

Rëndohet ngjarja e Durrësit, pasi vrau gruan 37- vjeçari gjendet i mbytur në det

Të ngjajshme

Instagram po teston një veçori të re

Rrjeti social Instagram është duke testuar një shërbim të...

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu burrin e bëri për spital

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të...

Ky ishte fjalimi motivues i Montellas para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka motivuar lojtarët e...

Arrestohet burri në Vushtrri, dyshohet për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili...

140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati...

Një ditë pasi vrau gruan e tij me thikë, bashkëshorti Adriatik Kuka i ka dhënë fund jetës duke u mbytur.

Policia thotë se 37-vjeçari është gjetur në rreth orës 07:30 të mëngjesit në Sektorin Rinia.

“Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit”, sqaron policia.

Autori i krimit ishte në kërkim nga policia menjëherë pas zbardhjes së krimit, kur dhe u largua nga banesa.

Ka qenë djali i mitur i çiftit Kuka që duke qenë i pranishëm në sherrin e dhunshëm të prindërve ka shkuar të kërkojë ndihmë të familjarët e saj që banonin në të njëjtën zonë.

Njoftimi i policisë së Durrësit
Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz