back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti do të mbajë konferencë për media

Albin Kurti do të mbajë konferencë për media

Të ngjajshme

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka paralajmëruar një konferencë për media ku me shumë gjasë temë do të jetë situata aktuale politike në vend pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Në konferencën e njoftuar për orën 11:00, bashkë me Kurtin do të dalë edhe nënkryetari i Lëvizjes, Besnik Bisilimi.

Ndryshe, në një reagim të shpejtë pas dorëheqjes së Haradinajt, Kurti deklaroi se ky akt ishte i vonuar dhe me arsye të gabuar.

Sipas tij, Haradinaj kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro. Ai theksoi nevojën për zgjedhje të reja parlamentare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz