Ramadani thotë se po zhvatet buxheti i Kosovës: Gjysmë-milioni euro zhvatje vetëm për pagat e militantëve të VV-së në zyrat e Qeverisë

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë në detyrë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në konferencën për media, Ramadani tha se VV është duke e zhvatur buxhetin e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai tha se ministrat në detyrë, që janë betuar si deputetë, nuk kanë të drejtë as të jenë në zyre, lëre më të marrin pagën e ministrit.
Ramadani shtoi se 486 mijë e 150 euro në muaj po paguhen të emëruarit politikë të Qeverisë në detyrë.

Lexo edheHapja e urës së Ibrit, kryetari i Mitrovicës Veriore thotë se “KFOR’i mori vendim bazuar në raportin e Policisë së Kosovës”
“Kjo gjendje jokushtetuese që e ka futur VV Kosovën ka zingjir të shkeljeve, ka shkelje ligjore, kushtetuese dhe financiare. Kemi thirrur konferencën që t’a ngrisim shqetësimin dhe alarmin për zhvatje buxhetore që po i ndodh Kosovës gjatë kësaj periudhe jokushtetuese. Jemi duke folur gjysmë-milioni euro zhvatje vetëm për pagat e militantëve të VV-së në zyret e Qeverisë. Është e qartë se janë 463 të emëruar politik në institucionet qeveritare, pra po flasim për kabinetet këshilltarët, shoferët etj. Të cilët kanë qenë të emëruar ligjërisht para zgjedhjeve 7 qershorit. Sikurse është e qartë me Kushtetutë, në nenin 72 dhe në ligjin për Qeverinë në nenin 26, ai i cili certifikohet si deputetë dhe jep betimin si deputetë, nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e ministrit, në qeverinë e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, që atë ditë, asnjë i punësuar nga këta ministra uzurpator tashmë nuk kanë të drejtë të futen në zyrat e Qeverisë. Shuma e përafërt e pagave të këtyre militantëve të VV-së në zyrat qeveritare është 486 mijë e 150 euro në muaj, të cilat i shtohen edhe mbushjet e telefonave, i shtohen veturat dhe karburantet etj. Rrjedhimisht e kalon shifrën prej gjysmë-milioni euro zhvatje të buxhetit të shtetit të Kosovës. Në aspektin ligjor nuk kanë fare të drejtë, është shkelje flagrante, ata edhe ato nuk kanë fare të drejtë të futen në zyret qeveritare, në aspektin profesional as mos të flasim. Ka raste kur shoferët janë emëruar këshilltar, vetëm për të ju rritur paga dhe kjo pagë bie në kurriz të popullit të Kosovës.”, tha ai./lajmi.net/












