back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëMichelle Obama: Mos më shihni si kandidate për presidente!

Michelle Obama: Mos më shihni si kandidate për presidente!

Të ngjajshme

Kaltrina Selimi përlotet në një mbrëmje të komunitetit shqiptar në Kanada

Këngëtarja e mirënjohur Kaltrina Selimi është mjaftë aktive në...

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Të martën parashikohet që në orët e para të...

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, deklaroi gjatë një bisede publike se vendi ende “nuk është gati” të zgjedhë një grua presidente, duke iu referuar përpjekjes së pasuksesshme të ish-zv.presidentes Kamala Harris në garën presidenciale të vitit të kaluar.

“Siç e pamë në këto zgjedhje të fundit, fatkeqësisht, nuk jemi gati,” tha Obama, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga aktorja Tracee Ellis Ross mbi atë nëse është krijuar hapësira e nevojshme për një presidente femër.

“Prandaj mos më shikoni mua për të kandiduar, sepse po gënjeni. Ju nuk jeni gati për një grua,” shtoi ajo. “Na pret edhe shumë punë, sepse ka ende burra që nuk ndihen mirë të drejtohen nga një grua  dhe këtë e pamë.”

Biseda mes Obamës dhe Ellis Ross u zhvillua në Brooklyn të Nju Jorkut, si pjesë e turneut për librin e ri të Michelle Obama-s, “The Look”, i cili eksploron stilin e saj dhe mënyrën si ndërthureshin moda dhe politika gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë. Diskutimi u publikua online të premten.

Michelle Obama mbetet një nga figurat më të fuqishme dhe më popullore brenda Partisë Demokratike, gjë që prej vitesh ka nxitur spekulime se ajo mund të kandidonte për president. Por ish-zonja e parë vazhdimisht i ka mohuar këto zëra.

“Nuk do të kandidoj për presidente. Jo, aspak, nuk do ta bëj,” kishte deklaruar që në vitin 2016.

Gjatë fushatës së vitit të kaluar, Obama mbështeti publikisht Harris-in dhe paralajmëroi për rrezikun që, sipas saj, paraqiste Donald Trump, veçanërisht për të drejtat dhe shëndetin e grave.

“Ju lutem, mos ua dorëzoni fatet tona njerëzve si Trump, i cili nuk di asgjë për ne dhe ka treguar përçmim të thellë për ne,” tha ajo në një tubim në Miçigan pak ditë para zgjedhjeve. “Sepse një votë për të është një votë kundër nesh, kundër shëndetit tonë, kundër vlerës sonë.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz