back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKy është katërvjeçar nga Kosova që u gjet i vdekur në Zvicër

Ky është katërvjeçar nga Kosova që u gjet i vdekur në Zvicër

Të ngjajshme

Një katërvjeçar nga Kosova me emrin Zenel M, fillimisht ishte raportuar i zhdukur në Möriken-Wildegg AG.

Vogëlushi të enjten i shoqëruar nga nëna e tij kishte vizituar këndin e lojërave të lagjes, kur rreth orës 16:30 nuk ishte parë më nga nëna, Burbuqe M.

Të premtën policia e kantonit Aargau bëri të ditur se vogëlushi u gjet i vdekur.

Autoritetet besojnë se katërvjeçari nga Kosova ka rënë në lumin Aare i cili është afër aty dhe niveli i lartë i ujit e ka bartë trupin e tij.

Babai Asman M, me këtë rast ka deklaruar se djali i tij kishte qenë duke lozur me fëmijet e tjerë, dhe pas disa xhirove me biçikletë nuk u gjend më.

Ai shtoi se biçikleta e tij u gjend tek hyrja e objektit banesor ku ata jetonin, shkruan Blick.ch përcjellë Klan Kosova.

Pas një kohë që nuk u lajmërua prindërit u vënë në lëvizje për ta gjetur.

Policia ishte aktivizuar me gjitha mjetet por nuk kanë arritur ta gjejnë të gjallë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz